Sa dimë për atë që fëmijët tanë përjetojnë online?
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, organizon takimin: “Prindërimi në Epokën Digjitale: Çfarë Fshihet Pas Ekranit të Fëmijës Tënd?”
Një hapësirë e dedikuar për të folur hapur për sfidat që fëmijët përballojnë në mjedisin digjital dhe për rolin që prindërit kanë në parandalimin dhe adresimin e tyre.
Në fokus të takimit:
Siguria dhe privatësia e fëmijëve online
Rrjetet sociale dhe mbrojtja e të dhënave personale
Bullizmi, ngacmimi dhe format e tjera të dhunës online
Përmbajtjet dhe kontaktet e papërshtatshme apo të rrezikshme
Komunikimi dhe besimi mes prindit dhe fëmijës
Shenjat që duhen vënë re dhe mënyrat e raportimit
Përmes këshillave praktike dhe diskutimit me ekspertë, prindërit do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë rreziqet online dhe mënyrat konkrete për t’i mbështetur e mbrojtur fëmijët e tyre.
Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe online.
Për t’u bërë pjesë, regjistrohuni në linkun:
https://forms.cloud.microsoft/e/7AGQNVzV7q?origin=lprLink
Siguria e fëmijëve online është një përgjegjësi e përbashkët.
